[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Befason Xavi, kjo çfarë ka thënë për Ronaldon nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcelonës (FOTO)



Xavi Hernandez ka befasuar me deklaratën e fundit për Cristiano Ronaldon.Sipas legjendës dhe ish-kapitenit të Barcelonës, Xavi, futbollisti i tij ideal duhet të ketë elementet të cilat posedon Cristiano Ronaldo.

 

Dyshja shquhen për rivalitetin gjatë kohës kur të dy ishin kundërshtarë në La Liga, dhe ata jo rrallë herë kanë thumbuar njëri-tjetrin, me Xavin i cili kishte deklaruar se Messi ka merituar Topin e Artë para portugezit.

 

Por, duket se Xavi ka filluar të vlerësojë aftësitë e Ronaldos, duke thënë se futbollisti i përsosur i tij duhet të ketë cilësitë dhe aftësitë e fituesit të “Topit të Artë”.Në një intervistë për “CNN”, Xavi tha se lojtari i tij i përsosur do të kishte fuqinë e Ronaldos, sepse ylli i Realit është një shembull i përsosur i një lojtari shumë të fortë fizikisht.Ai gjithashtu ka lavdëruar një tjetër yll të Realit, Gareth Bale, dhe emra tjerë të mëdhenj si Messi, Busquets, Pedro e Eden Hazard.