[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Befason presidenti i La Ligas për Piquen, pasi ia drejtoi gishtin në barazimin me Villarrealin (Video)



Gerard Pique nuk do të dënohet nga Komisioni Disiplinor i La Ligas, pas gjestit që bëri ndaj presidentit të La Ligas javë më parë

Pas ndeshjes me Villarreal, ku Barcelona barazoi 1:1, mbrojtësi Gerard Pique ka shpërthyer duke drejtuar gishtin në drejtim të presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

“Ti e ke parë atë, po ti, ti e ke parë shumë mirë atë”, ishin fjalët me të cilat Pique u ishte drejtuar Tebas, shkroi “Mundodeportivo”, përcjell Gazeta Express.

Por, javë më pas Tebas është rikthyer të flasë për atë çështje, i cili ka bërë të ditur se nuk ka çfarë t’i thotë Piques dhe se nuk do të dënohet për atë që bëri.

“Nuk kam çfarë t’i them Piques. Ai është profesionist i vërtetë. Mesazhi i vetëm për të është që të vazhdojë të punoj siç po bën”, deklaroi presidenti i La Ligas.