[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Befason Monica Bellucci: Kam tradhtuar, por edhe jam përdorur si trofe



Edhe pse 50-vjeçare, ajo konsiderohet si një ndër femrat më seksi dhe me më shumë sensualitet.

Fjala për aktoren Monica Bellucci, e cila mbetet një nga ikonat e bukurisë italiane.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Corriere della Sera”, Belluci ka folur gjatë për marrëdhëniet e saj me meshkujt, me ish-bashkëshortin Vincent Cassel, si dhe për faktin e të qenit nënë.

Sipas Bellucci-t, kur në mes të një marrëdhënieje janë fëmijët, duhet se s’bën të mbash një raport respekti pas ndarjes, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ruash energjinë pozitive.

Ndër të tjera, Monica Bellucci ka rrëfyer edhe “dobësitë” kur tregon se të gjesh një balancë mes ndjenjave dhe seksit është shumë e vështirë.

“Impulset seksuale mund të të çojnë drejt dëshirave të cilat shpesh bien ndesh me dashurinë për një tjetër person, duke mos u përputhur me respektin. Nuk është gjithnjë e lehtë të mos gabosh. Këtë e them si një grua e cila ka tradhtuar dhe është tradhtuar, një grua e cila ka dashur, është dashur por edhe që është përdorur si trofe”, është shprehur aktorja.