[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bedri Tahiri: Përtej vdekjes… (Dritëro Agollit)



Bedri TAHIRI 
 
Përtej vdekjes… 
(Dritëro Agollit) 
 
Thanë si përqartë: Iku e na la Dritëroi! 
Mua bëftë, seç më theri thellë në zemër 
Edhe pse nga urtësia e Njeriut të mirë 
Kisha mësuar se kurrë nuk vdes poeti! 
 
Flokëthinjuri nga Menkulasi i Devollit 
Qe poet, gazetar, prozator, dramaturg… 
Ishte edhe në politikë e në Akademi 
Por, para së gjithash, ishte NJERI! 
 
Mato Gruda e plaku i sertë Mere 
Rrëfeheshin para Komisarit Memo: 
Për gruan e tokën, lëmë kokën! 
Amanet, trashëguar nga Baballarët! 
 
Prit edhe pak!- i thoshte vdekjes poeti 
Duke tymosur duhan e ngritur dolli 
Jeta e mësoi të mos ia ha qeni shkopin 
Ashtu, në heshtje, mbylli sytë, si Hyjni! 
 
Galicë, më 3 Shkurt 2017