Q. Azemi Botapress – BE-ja ka përmbyllur raportin “Mbështetje për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur – Gjetja e rrugëdaljes”. Ky është raporti i tretë për përsonat e zhdukur gjatë luftëa së fundit në Kosovë.
Fillimisht janë paraqitur mbi 6000 persona të zhdukur por me tej disa prej tyre janë gjetur nëpër burgje e vende të ndryshme, transmeton Botapress.
Libor Chiad- përfaqesuesi i zyrës së BE-së pëe personat e zhdukur ka thënë se mburremi më këtë raport dhe të arrituart e tij.
Nga 19 raporte për përsona të zhdukur janë identifikuar 19 persona. Duhet t’i bashkojmë forcat me të gjitha palët që të arrihet nje proces sa më i shpejtë që të identifikohen të gjithë personat që janë parqitur si të zhdukur
“Beogradi dhe Prishtina duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në këtë proces” , u shpreh Chiad
Ndërsa Mattheë Holliday – udhëheqës i programit ICMP në Ballkanit Perendimor shtoi se 2500 raste për personat e zhdukur janë kryer me metodën e ADN-së
Kanë mbetur edhe 1600 raste të përsonave të zhdukur janë të pagjetur. Autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit duhet të bashkohen që tq zgjidhen këto raste.
Si sfida më e madhe mbetet zgjidhja e 400 mbetjeve të cilat gjenden në Prishtinë. 700 persona nuk përputhen me adresimin e familjarëve dhe kjo paraqet një ngecje.