Derisa tashmë është konfirmuar fitorja e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sytë janë nga ai për të parë se kush do të jenë personat pjesë e administratës së tij.
Të enjten, mbi këtë çështje ka raportuar edhe “BBC”, ku përmend Richard Grenell, emër i njohur ky për kosovarët.
Sipas këtij mediumi, Grenell i cili ka shërbyer si ambasador i ShBA-së në Gjermani dhe ka ushtruar detyrën e drejtorit të intelegjencës kombëtare, po konsiderohet për dy pozita.
“Ai konsiderohet pretendent për sekretar të Shtetit ose këshilltar për siguri kombëtare.” – thuhet tutje në këtë artikull.
Ndërkohë, emra tjerë që janë përfolur është edhe Susie Wiles, si shefe e stafit.
Po ashtu, Robert F Kennedy Jr e Mike Pompeo janë përfolur për pozita.
Në artikull përmendet edhe Elon Musk, njeriu më i pasur në boë, për të cilin Trump ka lënë të kuptohet se mund t’i japë një rol jo në kabinetin e administratës së tij, për të ndihmuar në eliminimin e mbeturinave qeveritare në atë që miliarderi i referohej si“Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë”.