[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bashkëshortja e Haradinajt, tregon nëse do të marrin pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan



Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Muqaj-Haradinaj në një prononcim për Indeksonline, ka thënë që ndalimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tyre në Inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, duke marrë parasysh se kjo ngjarje mbahet pas katër ditësh.

“Po shpresojmë që do të mund të marrim pjesë në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Donald Trump e cila mbahet me datën 20. Por për momentin jemi shumë ngushtë me kohën sepse së paku duhet që një ditë më herët të jemi në Uashington dhe duke parë që sot është data 16, nuk e besoj që ka kohë”, ka thënë Haradinaj.