[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bashkëpunimi mes Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj do të vazhdojë



Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame në Ferizaj Bujar Hasanin. Në këtë takim u diskutuan çështje të shumta, po ajo më thelbësorja ishte bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe Bashkësisë Islame në Ferizaj. Me këtë rast kryetari Svarqa, ka uruar këtë të fundit për një vit të mbarë dhe ka thënë së bashkëpunimi do të vazhdojë.