[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit tregon si i është keqpërdorur emri me shitje tokash (Foto)



Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se si janë bërë pazare me toka në emër të tij para 15 vitesh.

Ajeti ka publikuar një bisedë në rrjetin social Facebook me një person.

Në bisedë Ajetit i është lajmëruar një person që i thotë se ka blerë një tokë prej tij para 15 viteve dhe ende nuk i është përkthyer.

Ajeti ka thënë se e ka denoncuar rastin në organet kompetente duke aluduar se këtë keqpërdorim me emrin e tij e ka bërë Mehmet Aliu Hertica.

“Ja se si me është keqpërdor emri im nga Mehmet Aliu Hertica, para 15 vitesh si ka uzurpuar prona ne Prishtinë dhe i ka rregullu dokumentet ne emrin tim. Sot ishte ne Podujeve Bastri kryeziu dhe e denoncova rastin ne organet kompetente”, ka shkruar Ajeti në Facebook./Lajmi.net/