Bashkëatdhetarët të cilët po kthehen në vendet ku jetojnë nga pushimët në Kosovë po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në Hungari.
Një lexues i Indeksonline e ka dërguar një video ku mërgimtarët po presin me orë të tëra.Madje, sipas tij, në shenjë pakënaqësie, disa bashkëatdhetarë kanë bllokuar kufirin për shkak të pritjeve të mëdha.
Fundjavën e kaluar është raportuar për pritje deri mbi 20 orë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. /Botapress.info/