[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bardhyl Meta reagon ndaj kërcënimeve të një grupi të veteramëve të UCK-së .



Publicisti i njohur dhe njëherësh, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Bardhy Meta, reagon ashper ndaj një akti të ulët të 5-6 krerëve të OVL e UÇK-së në ndërhyrjen e tyre të papresedan në Teatrin Kombëtar të Kosovës – dhe kërkon njëherësh, „veprimin e menjëhershëm të Prokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, si dhe të Policisë së Kosovës!?

Bardhyl Meta: „Kërcënime me jetë nga OVL e UÇK – për Dramaturgun Jeton Neziraj! – Ftojë Prokurorin z. Lumezi të ndërmerr masat më të rrepta Ligjore!
Si4 marrim vesh nga shtypi i alarmuar, shtatë persona nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rreth mesditës së ditës së Enjte, kanë shkuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës – janë takuar me autorin e tekstit e shfaqjes “Bordel Ballkan”, dramaturgun dhe skenaristin me fame ndërkombëtare, z. Jeton Neziraj, sikur edhe me kryetarin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, z.Arian Krasniqi: “Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së të kryesuar nga kryetari dhe nënkryetari tyre, kanë paralajmëruar Autorin Jeton Neziraj dhe Udhëheqësin e Teatrit Kombëtar – se do ta anulojnë premierën e shfaqjes të Premten mbrëma (sonte, ora 20.°° – më 28.04.2017) – dhe i kanë thënë dramaturgut, se nëse shfaqja “njollos vlerat e UÇK-së”, do ta pengojnë atë!?
Autori i tekstit të shfaqjes, z.Jeton Neziraj, ka thënë për Koha Ditore, se ai është i kërcënuar edhe me jetë…!?
Ku jemi kështu…!?

Kush guxon të merr kaq guxim sot, në 2017-ën e Kosovës së Lirë e Demokratike që – Ti thua se jemi në botën e “1984”-ës së Orvellit – ku sipar këtyre 7 “vizionarëve” të OVL të UÇK-së – nga sot e tutje, “Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka emëruar Organi mbikëqyrës i Tetrit Kombëtar të Kosovës – dhe vetëm kjo (OVL e UÇK-së), do të miratojë shfaqjet teatrale, dhe do t’miratojë se çfarë përmbajtjesh mund të shkojnë në teatër, e çfarë jo!?
– Duhet t’i kujtojmë, edhe një herë e mirë – këta 7 veteranët e Luftës së UÇK-së të involvuar në këtë ngjarje të pahijshme, makabre e të pashembullt – se Adem Jashari, Agim Ramadani e heronjtë më të shenjtë të këtij vendi që kanë luftuar për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës, kanë luftuar edhe për mbrojtjen dhe lirinë e shprehjes e të krijimtarisë artistike – e kundër linçimeve që njerëzimi i mbanë mend, vetëm nga koha e Stalinit, Enverit dhe Rankoviçit!
Si Deputet dhe qytetar i ëtijë vendi, e ftojë Prokurorin e Vendit, z. Aleksandër Lumezi, që urgjentisht, qysh sonte, pra sado që me një vonesë pothuaj fatale – të merr menjëherë, të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj autorëve të veprës së rëndë të cenimit të jetës dhe lirisë së Artistëve në fjalë, si dhe kërcënimit ndaj Institucionit të shenjtë, Teatrit Kombëtar të Kosëves!?
Neni 48 i Kushtetutes, Pika 1- e garanton lirine e Artit dhe te Shkencës…, andaj, shteti duhet të reagojë menjeherë…
Ftoj gjithashtu policinë Kosovës, që të dal menjëherë në mbrojtje e mbështetje (edhe fizike!?) të lirisë së shprehjes e të lirisë krijuese të autorit, të artistëve e personelit të shfaqjes në fjalë, sikur edhe të artistëve tjerë të Teatrit Kombëtar të Kosovës!
Diçka e tillë, vërtet s’mund e s’guxon të kalojë!

Diçka e tillë, meriton gjykimin e rreptë publik, të krerëve të të gjitha institucioneve dhe të gjitha partive politike, sikur edhe të gjitha organizatave tjera relevante../Botapress.info