[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bardh M. Nëngurra; shqiptarët në Shqipni dhe shqiptarët në Kosovë, çka i bashkon e çka i dallon?



( Dallimi i madhë në botkuptime )

Këtë shkrim nuk e shkruej me dëshirë. Mirpo ka vite që provokohem keq dhe detyrohem ta shkruej.

Dikur kur Kosova dhe trojet tjera shqiptare ishin të okupueme nga Jugosllavia komuniste, shqiptarët në Shqipni shkaku i pushtetit atje kryesishtë nuk kan ditë se ka Kosovë, se ka shqiptar diku tjetër jasht kufijve të Republikës së Shqipnisë së xhaxhit Enver. Kështu na thojshin dhe ende vazhdojnë të na thojnë miqët tan qe tash neve shqiptarët e Kosovës i kemi atje. Nuk i kam besue ato prralla në tansi , por kam besue se diçka e tillë edhe asht pretendue nga shteti komunist shqiptar.

Pra sado nen  shterngimin e lakut stalinist asnji shqiptar i Shqipnisë nuk ka andrrue bashkim të trojeve apo sikur i thonë tash bashkim kombëtar, dhe këte jo per faktin se ka qen rrezik kjo, por per faktin se kan pas hallet e veta populli atje e ma së shumti pse ndjenja e dashurisë per Atdhe dhe Komb atje asht shue dhe ishte ZERROOOOO!

Kam bindjen se e tillë mbet sot e kesaj dite. Bile po u bam te sinqertë me historinë do shofim se e tillë ishte gjithmonë.

Se kam të drejtë në këtë konstatim deshmojnë ngjarjet qe pasuen pas ramjes së sistemit komunist atje dhe raportet që u krijuen ne mes Shqipnisë e Kosovës , ne mes Shqiptarve të të dyja shteteve tona.

Nuk do shkruej per luftën në Kosovë dhe raportet e shtetit shqiptar me shqiptaret gjatë okupimit, gjatë luftës dhe pas sajë. Asht kjo nji temë qe deri sot asht elaborue nga shumë analist e kan shkrue shumë gazetar e kronist.

Vetem se po e them se politika e shtetit shqiptar kryesishtë ka qen spektator i ngjarjeve në Kosovë dhe shpesh edhe ka dit të pengojë proceset shtetformuese të Kosovës.

Unë ketu do shkruej per mentalitetet e shqiptarve të të dyja shteteve shqiptare. Dallimi asht tmerrësishtë i madhë. Shqiptaret e Kosovës asnjihere nuk ndaluen ta mendojnë nji bashkim të shqiptarve dhe trojeve të tyne në nji shtet.

Shqiptarët në Shqipni ( pjesa dermuese e tyne ) na quejn budallenjë per këtë ide dhe nuk e deshrojnë.

Shqiptarët e Kosovës kan nji traditë qe e kan të shejtë dhe shumë rrallë ka ndodh ta shkelin. Asht kjo martesat e tyne.

Shqiptarët e Kosovës gjithëhere kan ba kujdes të martohen me shqiptar/ shqiptare dhe janë raste të rralla kur ka pas martesa te perzieme me serb, malazez, maqedon apo me të tjer pjestar te grupeve minoritare.

Në Shqipni martesa asht lidh me kedo pa pas gajle per komb dhe gjenezë te bashkshortit.

Shqiptaret e Kosovës deri pas luftës në Kosovë kan ba shumë kujdes ta ruejn gjakun dhe gjenin dhe nuk jan perzie me askend tjeter.

Në Shqipni kjo asht ba mish mash.

Shqiptaret e Kosoves deri pas luftës në Kosovë kan emnue femijet me emna me domethanje SHQIP dhe kryesishtë kan marr emna qytetesh, lumejsh, bjeshkesh e malesh të etnikumit shqiptar. Mjerisht mas luftës po emnojnë femijet me emna arabo-turq islamik.

Shqiptarët në Shqipni kan emnue femijet me emna sllav, rus e malazez, grek e italian. Dhe këtë e vazhdojnë edhe sot e tan ditën.

Ka 15 vite që shkojë nga disa here në Tiranë, Shkodër, Kukës, Bajram Curr,  Durrës dhe tjera qytete shqiptare dhe secilen here po hasi në shqiptar te të dyja gjinive që kur bisedojmë per familjet dhe jua tregojë emnat e femijve , nipave dhe mbesës me shikojnë me habi dhe ngrysin vetullat, hetojë se me marrin per të marrë.

Këtu në Norvegji para dy muajsh njoftova permes facebook.com nji shqiptare dhe kur pash se asht larg qytetit ku unë jetojë vetem 33 kilometra i dergova ftesën thjeshtë qe te vej kontakt dhe te baj nji mike shqiptare ma shumë .

Nji ditë edhe u takuem dhe unë i dhurova asaj tre librat e mi. E luta meqë ishte shkodrane a mund të ma gjejë librin e Hamdi Bushati ” SHKODRA DHE MOTET ” . Me tha se do shikon dhe pas nji muj me thërret dhe me lajmron se e ka sigurue librin qe e kerkova dhe u morem vesh e u takuem perseri. I solli librin qe i kerkova dhe shtojcën nga po i njejti autor Hamdi Bushati  ” PEMË GJENEALOGJIKE FAMILJESH SHKODRANE ” U gëzova shumë dhe e falemnderova. Me tha se vajza e hallës ja ka gjetë dhe ajo i ka thanë se nuk kerkon lek per to pasi qenkam mik i kesaj qe asht në Norvegji.

Pinim kafe dhe edhe ketu se di si erdhi biseda te emnat dhe kur i thash se nipi im ( djali i vajzës ) ka emnin MILOT ajo humbi at¨shkelqimin e ftyrës qe kishte dhe me nji shiqim perbuzës mu drejtue me fjalët:  …. hahaha tipike kosovare, Milot, Shkodran, Shkumbin, Berat, Vjosë, Valbonë. Po çjan këta emna ore? Pse juve veni femijve emna të tillë? Mbeta gojëhapet , u befasova sepse pata mendue se ajo asht njeri dashamire e librave dhe asht atdhetare.

Ja fillojë të me tregon se ajo rrjedh nga nji familje beglere dhe se si e tillë familja e sajë asht perndjek nga pushteti. Me tregojë se asht muslimane dhe se baba i kishte pas gjet burrin dhe e fejon. Por posa lind femiun e parë i thotë babasë; .. qysh ma ke gjet hiqma qafe ketë burr se nuk asht per mu.

Dhe vazhdon ajo, mora djalin dhe ika në Greqi. Atje u martova me nji burr te mrekullueshem grek dhe kam jetue vitet ma te lumtuna te jetës. Me erdhi keq per te sepse martesat e aranzhueme dikur kan ditë të jen te padurueshme, por kur ende me sillej në mendje reagimi i sajë perbuzës pse nipi im ka emnin Milot ndersa ajo aspak se ka per turp pse ka marr djalin e babes shqiptar e ka dergue në Greqi dhe atje pasi martohet me nji grek edhe djalit ja ven mbiemnin e grekut, mu neveritë ajo grue , mezi prita te merr fund biseda aty dhe vendosa ma kurr mos ta kerkojë as mos ta takojë. Nuk e din njeriu kur takon nji shqiptar te Shqipnisë a ka takue nji shqiptar apo nji shqipfoles grek , italian , malazez apo dreqi e din cka tjeter.

Sot në facebook.com nji vajzë qe u ba e njoftun gjithandej botës shqiptare kur u paraqit me emnin e mbiemnin e sajë Sophie Castriotas dhe tha se asht pasardhese e Gjergj Kastriotit kishte postue nji foto bashk me nji arab dhe meqense teksti ishte anglisht sado qe unë se di këtë gjuhë kuptova se ajo e prezantojke te miqet e facebookut te dashurin e sajë. Nuk u durova dhe i bana koment shqip dhe i thash; ti oj vajzë me mbiemnin Kastrioti don zoti e ke mend e nuk lidhesh me nji arab dreq musliman.

Mu leshuen disa miq e mikesha te Sophies dhe miq te mi me komente kritike e disa edhe me ofendime.

Nuk i hyna mundimit tu pergjigjem atyne aty sepse mu kujtue se në Shkodër, Tiranë e qytete tjera ka byro të martesave te vajzave shqiptare me para dhe martesat bahen me serb, malazez, maqedon dhe edhe magjup e gabel në Kosovë.

Heshta aty dhe zgjodha ta baj këtë shkrim ketu.

Pse njeriu me e dasht Atdheun, me ruejt gjenet e veta  kombëtare shqiptari i Kosovës  menjihere ate shqiptarët e Shqipnisë e marrin per të marrë?!

Isha bashk me bashkëshorten dhe mikun tim poetin e shkrimtarin Hysen Berisha dhe zonjen e ti në nji restorant në Shengjin kur u lujt loja e kampionatit europian mes Shqipnisë dhe Rumanisë dhe lojen e shikojshim në nji monitor te ati restoranti ku neve shqiptaret e Kosoves brohorisnim dhe gëzoheshim per secilin aksion te bukur te lojtarve te Kombëtares Shqiptare, vendasit nuk merziteshin fare dhe shumica heshtazi na shanin neve pse jemi aq ATDHETAR.  Bile njeni në mbramje me tha se ajo qe ai pau sot asht primitivizem. Dhe se neve qenkemi primitiv.

Borgenhaugen: 18.01.2017