[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bardh M. Nengurra: Pse e shajnë Ibrahim Rugovën



Veren e kalueme në nji vizitë të organizueme nga Ministria e Mergatës së Republikës së Kosovës per mergimtar në Parlamentin e Kosoves nji rrugaq mergimtar nga Gjermania i qujtun Bajram Hoti e theu dhe perdhosi foton e Presidentit te ndjer dhe te parë të Republikës së Kosovës.

Sado që ka kalue nji kohë nga rasti unë do i drejtohem Presidentit të Republikës së Kosovës ( mjer Kosova kend e ka president ) shokut Hashim Thaçi  ketu me këtë shkrim. I drejtohem Thaçit per faktin se kur vandali Bajram Hoti bani vepren e pist e të poshter ate e moren organet e sigurimit dhe e derguen në arrest, por nga aty e leshune pas pak dhe menjihere në mbramje kriminelin Bajram Hoti e ftoj nji TV e jona ( kam harrue cila, por me duket KLAN TV i Baton Haxhiut ) dhe vandali Bajram Hoti foli per vepren e vetë me krenari , me mburrje dhe aspak nuk u pendue e as nuk shprehu keqardhje. E kam pa at intervistë të ti në TV.  Nuk kisha asnji dyshim se ky asht far krimineli asht njeri  i SHIK-ut qe me porosi të dikujt nga lart ka veprue. Pasi u shfrye tu hedh gurë e dru në Presidentin e Parë të Kosovës tashma te ndjer Dr. Ibrahim Rugovën, Bajram Hoti spjegojë per opinionin se ai asht njeriu që ka qen mësit (SHKUES ) per Hashim Thaçin kur ja ka gjet nusen Lumnijen Hashimit. E tregojë ngjarjen me krenari dhe mburrje.

Aty disa here edhe e tha se asht mik i ngusht i Luminje Thaçit dhe Hashim Thaçit.

Ky jonjeri , ky vandal shpiertzi kreu pushimin dhe u këthye në Gjermani  pa therrë në kambë. Nuk besojë se ka shtet diku në Europë qe nuk do e denonte këtë vandal per veprimin e ti në Parlament me Fotografinë e presidentit Ibrahim Rugova.

Hashim Thaçi nuk e pau të udhes as ta leshon nji deklaratë per rastin dhe as pasi Bajram Hoti e bani publike faktin se asht mësiti i Hashim e Lumnije Thaçit nuk i erdhi keq dhe nuk reagoj me nji distancim nga veprimi banal dhe vandal i shpirtziut Bajram Hoti.

Sot në nji postim të ish mikut tim z. Ben Oroshi mergimtar ky nga Mirdita në Belgjikë , ku Beni kishte shkrue per Ibrahim Rugovën si burrshtetas, futet Bajram Hoti dhe fillon me shamje dhe banalitetet kunder Ibrahim Rugovës. Nderhyna unë bukur ashper me fjalor edhe me shamje kunder keti idioti dhe puna erdhi deri aty sa kur unë në perpjekjet e mia ta bindi se po tregohet i poshter dhe tek e fundit kush asht ky perderisa vet Hashim Thaçi tashma rregullisht shkon e ven lule te varri i Presidentit Ibrahim Rugova.

Bajram Hoti mu pergjigj me nji foto të Hashim Thacit tu vu lule te varri i Rugovës , dhe perfundi kishte shkrue tekstin: … sa here shkon aty shkon me ja ba nji pordhë te kryet.

Stafi i kabinetit të Hashim Thaçit qe padyshim se percillni se kush ça shkruen per te a mund ta merrni mundin ta kerkoni edhe këtë postim te sotshem të Bajram Hotit  te profili i z. BEN OROSHI  në facebook.com dhe pastaj ta informoni Thaçin se si po sillet kumara i ti Bajram Hoti. Ti thoni Hashim Thaçit se mjaft e hanger dhe e zhvati ai me mafinë e vetë Kosovën e shkretë, mjaft e ka sha e denigrue ai dhe  njerzit e ti Ibrahim Rugoven dhe  tash le ti lidh zagaret e ata bile mos te lehin e mos te hajnë mut.

Borgenhaugen: 221.01.2017