Banorja e re, Fotini rrëfeu një histori të dhimbshme personale brenda në shtëpinë e Big Brother. Ajo i tha Nitës se në moshën 13-vjeçare prindërit e saj u divorcuan, pasi i ati krijoi një romancë me një grua tjetër.
Ajo shtoi se e ëma, nuk e ka menduar në asnjë moment të martohet sërish dhe se atë periudhë e ka përjetuar si gjë të tmerrshme dhe se e ka “plagë në zemër”.
Fotini tha se në kohën kur ka qenë në Big Brother 9, vëllai i saj hyri në burg, pasi u përfshi në disa probleme familjare nga babai.
“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë nuk e ka menduar”, tha ajo.
Ajo tha se kur doli nga Big Brother, mori rreth 30 milionë lekë borxh për të ndihmuar vëllain dhe se në atë kohë, u bë si “burri” i shtëpisë, pasi kishte shumë halle.