Ura në Dobërdol të Podujevës është dëmtuar tërësisht. Sipas njoftimit në faqen e këtij fshati në Facebook, dëmtimi i urës ka ardhë si pasojë e ngasjes së automjeteve të rënda.
Në postim thuhet se fëmijët nuk kanë se si të shkojnë në shkollë, teksa luten organet kompetente të merren me rastin.
Lidhur me këtë rast Gazeta ka kontaktuar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.