[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Banorët e ndërtesës në Breg të Diellit kërcënohen me dëbim



Ndërtesa numër 39 në lagjen Bregu i Diellit, tani e 18 vite nuk e ka të definuar statusin e saj.

Aty janë të vendosur banorë nga viset e ndryshme të Kosovës ,të cilët thonë se janë nevojtarë dhe se shtëpitë e tyre janë të djegura gjatë luftës.

Banorë, për këto prona, ka kohë që ballafaqohen me ligjin.

Kryetari i mëparshëm i Prishtinës – tani kryeministër i Kosovës – Isa Mustafa, në vitin 2010 kishte deklaruar për gazetën Tribuna se këto banesa nuk kanë status.

“Do të shohim përmes Agjencisë së Pronës si të veprojmë. Së pari duhet të dihet statusi i atyre banesa dhe atyre që kanë hyrë”, ka thënë ai.

Të njëjtën e ka thënë më parë edhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Pronës, Xhevat Azizi.

Më 1996 ka ndodhur marrëveshje mes Moravës së Binçës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore, përkitazi me këto banesa. Punimet janë ndërprerë gjatë luftës në Kosovë. Pronësia tash nuk dihet.

Fati i banorëve pritet të zgjidhet në seancën e ardhshme gjyqësore, por kjo nuk dihet se kur do të ndodhë.