[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Banorët e Kodrës së Trimave protestojnë për mungesë të energjisë elektrike (Foto)



Reduktimet e shumta të energjisë elektrike nga KEDS në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë kanë vënë në rrugë qindra banorë, të cilët po protestojnë për furnizim të rregullt me energji.

Protesta po mbahet në këto orë dhe qytetarët janë nisur drejt objektit qendror të KEDS’it në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kujtojmë se banorët e kësaj lagje kishin protestuar edhe më herët për të protestuar, për shkak të reduktimeve të shpeshta.