Banorët e fshatit Butovc po protestojnë para Komunës së Prishtinës kundër futjes së fshatit të tyre në zonë të mbrojtur, e paraparë kjo me skenarin zhvillimor të kryeqytetit e cila do t’i paraprijë hartimit të hartës zonale, shkruan Botapress.info
Pas thirrjes për njoftim me skenarin zhvillimor të kryeqytetit, banorët po kërkojnë që edhe ata të kenë të drejtën e ndërtimit në tokat e tyre ashtu siç kanë të drejtë çdo fshat tjetër i Prishtinës. Banorëve të fshatit Butovc po iu mohohet e drejta për ndërtim në tokat e tyre pasi sipas skenarit zhvillimor të qytetit ky fshat është futur në zonën e mbrojtur. Përkundër kërkesave të kamotshme ata nuk janë paralajmëruar as për shpronësim të tokave të tyre. Ata po bëjnë thirrje që para tyre të dal edhe kryetari, Shpend Ahmeti.
Ndërsa më 23 qershor të këtij viti këta banorët i janë drejtuar me një kërkesë kryetarit të komunës, për takim dhe drejtorit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm për shqetësimet e ngritura sa i përket shfrytëzimit dhe ndërtimit të pronave në fshatin Butovc, shkruan Botapress.info
Banorët më tutje kanë tërhequr vërejtjen se komuna me rastin e hartimit të planit zhvillimor rural për fshatin Butovc nuk ka konsultuar fare aspektet ligjore të vendosjes së statusit zonë e gjelbër dhe zonë e mbrojtur për pronat private, pa asnjë të drejtë të ndërtimit qoftë edhe ndërtim me gurë apo drurë.
Ky është shkrimi i plotë i publikuar në rrjete sociale pa ndërhyrje nga Gazeta Botapress.info:
Në përkrahje të banorëve të fshatit Butovc!
Me vendimin e Komunës së Prishtinës të vitit 2013, fshati Butovc dhe fshatrat e tjera që i rrethojnë kaluan në zonë të gjelbër apo zonë të mbrojtun, kurse me vendimin e vitit 2016 Komuna e Prishtinës bëri një ndryshim ku fshati Zllatar u tërhoq nga zona e gjelbër dhe kaloj në zonë turistike, kurse fshatit Butovc iu shtua perimetri i zonës së gjelbër.
Banorët e fshatit Butovc ishin në konsultime me Komunën e Prishtinës dhe u informuan që edhe me propozimet e reja në draftin 2 dhe 3, fshati Butovc mbetet zonë e gjelbër, duke iu shtuar vetëm shtigjet e ecjes.
Banorët e këtij fshati sot protestuan para Komunës së Prishtinës duke kërkuar lejimin e shfrytëzimit të pronave të tyre sikurse fshatrat rreth tyre, Kolovicë dhe Zllatar.
Mbesim me shpresë që kërkesa e tyre e drejt do të hasë në mirëkuptim të plotë tek organet kopetente të komunës dhe banorëve tu lejohet shfrytëzimi i pronave të tyre sikurse fshatrave që i rrethojnë./Botapress.info/