[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Banorët bashkojnë forcat për të zhbllokuar fshatin nga bora (Foto)



Fshati Slivovë në komunën e Ferizajit ka mbetur i bllokuar nga bora e madhe që ka rënë mbrëmë dhe sot.

Dhe në mungesë të ndërhyrjes së komunës për të pastruar fshatin, banorët kanë bashkuar forcat dhe kanë dalë ta zhbllokojnë vetë fshatin e bllokuar nga bora.

Në fotografitë e siguruara nga Express, shihen banorët duke hequr borën me lopata.