• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Banka Botërore tregon se çfarë ndodh me ekonominë e Ukrainës

nga Bota Press
11 Prill, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Ekonomia e Ukrainës parashikohet të përgjysmohet këtë vit, për shkak të pushtimit rus, i cili ka shkatërruar fabrika dhe ndërtesa të mëdha banimi, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi, thuhet në një raport të Bankës Botërore.

Lufta në Ukrainë, Rusia merr një tjetër vendim

 

Sipas tij, prodhimi ekonomik i Ukrainës pritet të tkurret për 45 për qind, ndërsa shkalla përfundimtare e rënies ekonomike do të varet nga “kohëzgjatja dhe intensiteti i luftës”.

“Pushtimi rus po i jep një goditje masive ekonomisë së Ukrainës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë”, tha Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rusia ka shkatërruar Mariupolin, një port kyç të Ukrainës në Detin Azov, dhe ka dëmtuar rëndë qytetet e tjera të mëdha, duke përfshirë Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës për nga popullsia.

Rusia ka bombarduar gjithashtu aeroporte dhe linja hekurudhore, ndërsa shumë ura janë hedhur në erë.

Më shumë se 10 milionë ukrainas, ose gati një e katërta e popullsisë, besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, përfshirë më shumë se 4 milionë që kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.

Në një raport më vete, Banka Botërore tha se ekonomia e Rusisë pritet të tkurret për 11 për qind këtë vit, si pasojë e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës. /REL

Tags: Banka boterorerusiukraine

Të ngjashme

Kosovë

Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kosovë

Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kosovë

Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
Kulturë

Rikthehet edicioni i dytë i Prishtina Gastronomy Festival

nga Bota Press
27 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Sa banorë u larguan nga Kosova në vitin 2021?
  • Kurti “i han” fjalët e veta: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe
  • Kush është gjenerali që po ndryshon fatet e luftës në Rusi
  • Duda Balje, Eliza Hoxha (PDK) dhe dy deputetë të VV-së vizitojnë Thaçin dhe tjerët në Hagë!
  • “Vidovdani” mobilizon Policinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.