Apartamenti në Londër ku jetonte Diana Spencer para se të bëhej Princesha e Uellsit tashmë mund të vizitohet nga turistët. Princesha e ndjerë është nderuar me një memorial nga Trashëgimia Angleze, në vendin ku jetoi para se të martohej me Princin Charles.
Princesha e Uellsit, është një nga figurat më ikonike në historinë britanike.

Pllaka blu është memoriali i dytë domethënës i Dianës i zbuluar në vitin 2021, vit në të cilin ajo do të kishte mbushur 60 vjeç. Në korrik, djemtë e saj Princi William dhe Harry zbuluan një statujë të nënës së tyre në Pallatin Kensington, transmeton Botapress.info