[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Zeka: Unë me miq ndërtova Piramidat e Egjiptit



Bajrush Zeka: Unë me miq ndërtova Piramidat e Egjiptit

 

Atëherë kur ne ecnim zbathur e të zhveshur,

Vetëm një copë lëkure lidhnim përpara,

Me një guri e me një daltë gurë kemi gdhendur,

Me një saktësi aq të madhe, sa bota tundej.

 

Ah, sa larg, o Zot shkuam t’i merrnim gurët,

Dhe bartëm mbi një milion copë mbi kurriz,

Herë me hunj i kemi rrokullisur shpatit,

E herë gurët si anije lundronin oqeanit.

 

Kishim një mision në vend për ta çuar,

Një mesazh për universin e njerëzimin,

Kemi gdhendur në gurë edhe kemi shkruar,

Me shpresë se njeriu drejt ka për ta deshifruar.

 

Dhe ngritëm piramidat e larta në Egjipt,

Me mure të larta, e të trasha prej gurit,

I ndërtuam me syrin largpamës prej arkitekti,

Që pas çdo apokalipsi ashtu si janë të mbesin.

 

Mos pyesni më se kush i ndërtoi piramidat,

Tani nuk është më një mister për ne të gjithë,

Po ua them: Unë me miq ngrita piramidat e Egjiptit,

Pastaj dhe ngritëm piramidën në De-Xi-An, në Kinë.

 

Udhëtuam edhe në ishullin e vogël magjik Pak,

Gdhendëm statujat e larta me shikim nga oqeani,

Të renditura mirë njëra pas tjetrës për mrekulli,

Edhe sot, si atëherë moti, syri i njeriut i ka zili…

 

Shkuam pastaj deri në Meksikën e largët,

Atje ngritëm piramidën e hënës e të diellit,

Ku mblidhen bashkë gjithë zotat e qiellit,

Për të bërë edhe diellin e Zotit të Pestë.

 

Ne gdhendëm dhe statujat e faraonëve egjiptianë,

Të Ramsës dhe të Sethit I e të Sethit II,

Edhe statujën e Luxorit, unë e bëra me miq,

Me një precizitet, që sot nuk e bën askush hiç…

 

Ne e tërhoqëm një diagonale, rreth tokës,

Edhe lamë gjurmët tona përjetësisht,

O, mjerë ju, o njerëz të uruar që nuk e dini,

Dhe kurrë të gjitha nuk i morët vesh…

 

Dhe po të shikoni këtë diagonale larg nga qielli,

Mund ta vëreni dhe një piramidë misterioze,

Nuk di a ishim ne jashtëtokësorë apo vetë Zoti,

Pyetni gurët aty, ata nuk luajtën kurrë nga vendi…

 

Bajrush Zeka, 23 Janar 2017