Kryeministri Albin Kurti ka vendosur qe të ecë gjurmëve të pothuajse krejt ish-kryeministrave të kaluar e pushteteve të kaluar te cilat i kritikoi me te madhe e për çka u votua me te madhe me 14 shkurt të vitit të kaluar se do të bëjë ndryshime.
Por deri më tash pothuaja 99% i ka “fotokopjuar”
Kështu përveç se po dialogon pa sukses me Serbinë, po i kundershton me të madhe partitë e pushtetet e kaluara, po shetitet me eskortë e xhipa të zinj, po jeton në një shtëpi vilë me një qira modeste, po i punëson me te madhe “kushërinjtë, hallat, tezet e dajallarët” po i kap me aktivistë të Vetëvendosjes,…së fundi ka vendosur që t’ia dyfishoje vetit rrogën siç vepronte Ish-paraardhësi i tij Ramush Haradinaj.
Sa për rikujtesë, Kurti premtonte gjatë fushatës se do t’ia ulë vetit pagën e nuk do ta ngrisë në kete nivel.
Por 14 shkurti shkoi e fjalët i mori era.
Albin Kurti paska vendosur që t’ia dyfishojë vetit rrogën e t’ia zvogëlojë presidentes.
Krejt kështu pat vepruar edhe Ramush Haradinaj kur ishte në krye të Qeverisë së PAN-it.
Por ndër të tjerash me këtë veprim, Ramushi ia shkurtoi vetit mandatin.
Prandaj Albin mos ia rrit vetit rrogën se ia shkurton Kryeministrit (vetit) mandatin!