[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Rrënimi i murit afroi Asociacionin (VIDEO)



Ditën e kaluar pas arritjes së marrëveshjes është rrënuar muri i legal i ndërtuar në urën e Ibrit në Mitrovicë, por rrënimi i tij ka sjellë presionin për formimin e Komunave me Shumicë Serbe. Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalia Apostolova e pranishme në rrënim është shprehur se tashmë nuk do të ketë mure dhe do të formohet asociacioni. Ndërkaq, në të njëjtën ditë përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq kanë kërkuar themelimin e tij.

“Pala serbe ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes, kur u bë shembja e murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Pyetja është nëse tani Prishtina bie dakord mbi formimin e komunave serbe, pasi Serbia ka përmbushur të gjitha që janë kërkuar prej saj.”

Analisti Bajrush Morina është shprehur për Tribuna Channel se Asociacioni duhet të formohet për arsyen se është obiligim ndërkombëtar por ai ka nënvizuar se ky asociaicon duhet të formohet sipas kritereve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, rrënimi i murit e afroi më tepër formimin e Komunave me shumicë serbe.