• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bajrush Morina: Ra ky mort e u pamë! Ra Bregoviçi e u ndamë!

nga Bota Press
9 Gusht, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

 

Këngëtari serb Goran Bregoviç e ka arritur misionin e tij medial e politik te shqiptarët, pavarësisht se a do të përformojë në Festivalin e Birrës në Korçë apo jo! Ai u bë emri më i përfolur te shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë. Tash kur ai është më një emër i anatemuar dhe i harruar nga mediet dhe opinioni serb, Bregoviç vjen e bëhet kryetemë, kryelajm dhe “mollë sherri” mes shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës.
Me një fjalë, shqiptarët e “hëngrën karremin” e këngëtarit serb. U ndanë e u përçanë si asnjëherë më parë e si asnjëherë më keq!

Siç e kam thënë edhe në një shkrim të mehershëm se korçarët e duan Bregoviçin dhe s’ke çka i bën. Duhet të pajtohemi me “shijen muzikore” të korçarëve që nuk janë vetëm ata. Janë tiranasit, durrsakët, shëngjinasit, sarandasit etj që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë Cecën e pse jo edhe Bregoviçin!

Për korçarët që e duan Bregoviçin dhe për “patritotët kosovarë” me flamur lara-lara!

Ajo që më “bren” më së shumti në këtë mes është “paternalizmi” euforik dhe mentaliteti internacionalist e kozmopolit i një pjese të intelektualëve dhe opinionistëve nga Shqipëria dhe reagimet patetike, “patriotike” e folklorike nga Kosova.
Pra, sikur Shqipëria shumë shpejt i ka hapur dyert dhe zemrën për turbo folkun serb ndërkaq Kosova sikur ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, atë të edukimit e ndikimit patriotik te shqiptarët e Shqipërisë.
Shtrohet pyetja për Tiranën: A nuk gjetën një këngëtar tjetër të huaj e jo serb për të perfomuar në Korçë, organizatorët e Festivalit të Birrës, apo sikur me qëllim dhe sikur për “inatë” të kosovarëve e ftuan Bregoviçin e anatemuar në Kosovë?

Shtrohet pyetja për Prishtinën: A u bë “veja me mësu pulën” apo Kosova e kosovarët me u mbajt leskione patriotike shqiptarëve e Shqipërisë a?
Unë nuk marrë guximin personal që të kërkoj përgjegjësi nga Korça zyrtare dhe aq më pak të ndikojë te ata për të anuluar koncertin e Bregoviçit në ndërkohë që nuk do t’ia jap mundësinë dhe kënaqësinë Bregoviçit dhe bregoviçëve që të polemizojë me opinionistët dhe kolegët e Tiranës.
Në ndërkohë nuk mund të jem indeferent ndaj një fakti që ka të bëjë në relacionin e kosovarëve me Bregopviçin i shpërfaqur disa vjet para luftës së fundit në Kosovë.
Baballarët dhe më të vjetrit e 20 vjeçarëve të sotëm në Kosovë me siguri se e kujtojnë dhe e mbajnë mend Bregoviçin dhe këngën e tij në gjuhën shqipe “Rroke rroke mandilinën, bjeri, bjeri bjeri qiftelisë”. Edhe sot më rikujtohen reagimet e atëhershme të”patriotëve” të sotëm kosovarë të cilët me të madhe e dëgjonin këtë këngë dhe e “lavdonin” Bregoviçin dhe “Bjello Dugmen” e atëhershme me fjlaët: “He bre nanën po mirë po e knon këtë këngën ky shkau!?
Kur jemi te sharjet e kosovarëve, më lejoni të sjell para jush “falënderimet” e kosovarëe për “vëllezërit” e tyre nga Shqipëria me fjalët: “Valla k’ta t’Shqipnisë lypin me ua qi at’nanë!”
Kështu ne kosovarëve nga shkoi jeta me “kalem në dorë” në ndërkohë që prapanicën tonë ende e kemi “vrer e gjak” duke na futur të tjerët, jo rrallë edhe nga “vëllezërit” nga Shqipëria!
Sa për ndikimin dhe jehonën e Cecës te kosovarët këtë e ka thënë më së miri Milaim Zeka.

Milaim Zeka: Kosovarët, damarët i kanë prerë për Cecën, edhe sot ‘jargiten’ për të

Krejt në fund, Bregoviçin, Cecën e të tjerët në Shqipëri i sollën kosovarët, ata kosovarët me vetura Llamborgini dhe me CD të këngëve të Cecës e të tjerave.
Prandaj lereni Bregoviçin të performojë në Korçë. Ai do të largohet më pas nga Shqipëria ndërkaq çdo “zjarrë e flakë” mes shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës do të ndikojë shumë keq në raportet ndërshqiptare mes Kosovës e Shqipërisë.

 

Tags: Bajrush MorinaCecaMilaim Zeka

Të ngjashme

Lajme

Fatmir Bajraj: 32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Ekskluzive

Miliarderët e globit së bashku humbin 1.4 trilion dollarë

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje, dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Deputetja e VV-së njofton se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Libra pa emra autorësh!
  • Fatmir Bajraj: 32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!
  • Miliarderët e globit së bashku humbin 1.4 trilion dollarë
  • Ky është pronari i pishinës në Gjakovë që u arrestua dje, dyshohet se sulmoi një 16-vjeçar dhe kërcënoi babain e tij
  • Deputetja e VV-së njofton se po hartojnë ligj për përdorimin e trotinetëve elektronikë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.