Lidhja Demokratike e Kosovës në dy vitet e fundit 2019 -2021 ka përjetuar dy tronditje të mëdha në dy prej komunave që për më shumë se 20 vjet ishin bastione të saj dhe qe drejtoheshin nga dy “më të fuqishmit” e LDK-së: Agim Veliu humbi Podujevën më 2019 e Lutfi Haziri Gjilanin më 2021.
Dhe që të dyja komunat ranë në duar të Vetëvendosjes!
Humbja e Podujevës dhe e Gjilanit shënon edhe humbjen e madhe të Agim Veliut e Lutfi Hazirit. I pari tashmë është vetëm deputet e i dyti mban postin e njeriut të dytë në LDK.
Por humbja e Podujevës e Gjilanit më shumë shumë se humbje të LDK së janë humbje të Agim Veliut e të Lutfi Hazirit.
Kjo për faktin se LDK pas debaklit të 14 shkurtit të këtij viti, për më pak se 8 muaj arriti të rikthehet në skenën politike të Kosovës madje duke u renditur e para sipas votës popullore dhe numrit të asambleaitëve anembanë Kosovës. Ndërkaq rikthimi i Prishtinës është rikthimi dhe shkëlqimi më i madh i LDK-së të cilin ia zbehu në nje masë bukur të madhe humbja e Gjilanit dhe e Lutfi Hazirit.
Por pse humbi Lutfi Haziri dhe LDK-ja në Gjilan?
I takon Degës së LDK-së në Gjilan të bëjë një analizë të thellë por statistikat flasin se humbja e 14 nëntorit e LDK së dhe e Lutfi Hazirit duhet konsideruar e pritshme. Statistikat në 3 palë zgjedhjet nacionale shënojnë një trend të rënie drastike të LDK së në Gjilan dhe të rritjes dyshifrore të Vetëvendosjes në këtë komunë.
Pra LDK-ja e 60% e fitoreve në dy palë zgjedhjet e para nacionale të pasluftës “degradohet” në vetëm 15.1% në vitin 2021.
Në ndërkohë Vetëvendosje shënon një trend të rritjes që kulmon me 65.2% të votave më 14 shkurt të vitit 20121.
Pra LDK më 2017 mori 11.803 vota apo 27.60% ndërkaq Vetëvendosje mori 17.961 vota ose 42% të votave.
Në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 të dy partitë arritën të ruajnë numrin e votave.
LDK shënoi një rritje të lehtë prej 12.594 ap 27% të votave duke dalë prapë e dyta, edhe pse komuna udhëheqej nga LDK e Lutfi Haziri nderkaq Vetëvendosje shënon poashtu një rritje të lehtë duke marrë 18.757 vota apo 40% në total dhe duke e ruajtur primatin si parti e parë në Gjilan.
Lutfi Haziri e LDK do të pësojnë debakël më 14 shkurt të ketij viti me zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Kështu më 14 shkurt LDK e Luta kryetar i komunës e nënkryetar i LDK-së morën vetëm 7.611 vota ose 15.1% të votave ndërkaq Vetëvendosje mori 32.742 vota ose 65.2% të votave.
Prandaj bazuar në trendin e fundit te rënies së LDK-së në Gjilan, humbja e Lutfi Hazirit është e pritshme.
Këtu e disa muaj më parë u kam thënë disa miqëve të mi gazetarë e politikaj se Luta do ta humb Gjilanin.
Reagimet e tyre kane qenë: Nuk je kerkah me analiza! Luta është “buldozher”.
P.S. Nesër do të lexoni: Pse pas Mustafës e Veliut edhe Lutës i ka “skaduar” afati në LDK?
Cili ishte roli “opozitar” i Lutfi Hazirit brenda LDK-së? Pse LDK e Lutfi Haziri dy herë kundershtoi Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër dhe si kryeministër? Kush janë kuadrot anonime që i nxori Luta nga Gjilani dhe si ua mbylli derën kuadrove të reja në këtë komunë?