Kryeministri i popullit të 14 Shkurtit të vitit 2021, Albin Zaim Kurti është nën presion të madh prej IMPERIALIZMIT AMERIKAN, REVIZIONIZMMIT EVROPIAN DHE SHOVENIZMIT SERB.
Imperialistët amerikanë në krye me Antony Blinken në koordinim me ambasadorët Escobar e Hill po i bëjnë trysni kryeministrit të popullit të 14 Shkurtit 2021 që të nënshkruajë një të ashtuquajtur Marrëveshje me shtetin armik Serbinë, me të cilën rrezikohet paqja në Ballkan e rajon dhe me të cilën, nuk sigurohet njohja nga shteti fqinj agresor Serbia dhe joshet Kosova me njëfarë karrige në selinë e OKB-së!
Edhe revizionistët evropianë në krye me presidentitn francez Macron dhe kancelarin gjerman Sholc po i bëjnë presion kryeministrit të popullit të 14 Shkurtit të vitit 2021 që të pranojë e të nënshkruajë njëfarë Marrëveshje me Serbinë armike, dhe si këmbim, demek si shpërblim që t’i jepet Kosovës liberalizimi i vizave, një ofertë kjo tepër e rrezikshme për Kosovën sepse me liberalizim mundësohet ikja e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu të realizohet ëndrra shovene serbe për zbrazje të Kosovës me popullatë shumicë shqiptare.
Në anën tjetër, shovenistët serbë në krye me Vuciqin, ish-ministrin e Milosheviqit dhe Daciqin kryetarin e partisë së kriminelit serb tashmë të vdekur (!!!) po tentojnë ta shantazhojë dhe ta frikësojnë kryeministrin e popullit të zgjedhur të 14 Shkurtit të vitit 2021, duke u armatosur dhe duke e zhvendosur ushtrinë serbe në kufi me Republikën e Kosovës, një strategji kjo e njohur ruse në rastin e Ukrainës.
Por kryeministri ynë trim, vizionar e sypatrembur i popullit të zgjedhur të 14 Shkurtit të vitit 2021 nuk ka frikë as nga Imperializimi amerikan, as nga Revizionizmi evropian e as nga Shovenizmit serb.
Albini, djali i Zaimit, me prejardhje nga Sukobina e Ulçinit, i kalitur me ide e bindje patriotike kombëtare nuk po trembet as nuk po zbythet e as nuk po nënshtrohet.
Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet as përballë Blinkenit, Escobarit e Hillit, as përballë Macronit e Sholcit e aq më pak përballë Vuciqit e Daciqit.
Ai ka vendosur ta qojë deri në fund porosinë e popullit votues të 14 Shkurtit të vitit 2021 të verifikuar së fundi edhe nga frizerja e nënkryetares dhe deputetes së Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha Kollçaku (një ish-Surroiste e konvertuar në Albinizëm).
Kryeministri trim i popullit të 14 Shkurtit të vitit 2021 ka përkrahjen jo vetëm të frizeres së deputetes e nënkryetares Fatmire Mulhaxha Kollçaku por edhe të diasporës shqiptare (dënojmë gjuhën denigruese e ofenduese të Valon Sylës që për diasporën e dashur shqiptare përdor fjalën “gërnaç” njëjës dhe “gërnaça” në shumës).
Diaspora e Albinit apo “gërnaçat” e Valonit janë të gatshëm që të ndihmojnë shtetin e Kosovës me krejt paret çka i kanë në xhirollogari, madje edhe me mjetet e kursyera në fondin pensional për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Normal, ata nuk janë të gatshëm kësaj here t’i dërgojnë djemtë e vajzat e tyre në Veri të Kosovës për të luftuar “fyt për fyt” me armikun serb, sepse ata boll kanë dhënë e po japin pare (shqip: deviza, edhe ma shqip, Euro, franka e dollarë amerikanë) prandaj ata Lirinë e Kosovës e blejnë me pare!
Kryeministri trim e vizionar i Kosovës, i dalë nga vota e popullit të 14 Shkurtit të vitit 2021, në buxhetin e vitit 2023 ka paraparë që të armatosë vendin deri në dhëmbë, t’i blejë edhe 150 uniforma të reja për Ushtrinë e Kosovës, 25 snajperë të fjalës së fundit të armatimit, 15 picgauverë norvegjezë (jo donacion për dhëndrrin e tyre as për ushtarin e tyre të mirë norvegjesë, tash ministër i Mbrojtjes) dhe nëse teprojnë edhe do pare, të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për ushtarët në vijën e parë të frontit, si pashteta, konserva, ujë dhe çamçakëza të mjaftueshëm për t’u përtypur e për mos t’i marrë gjumi ushtarët në vijën e parë të frontit në kufi me Serbinë.
Kryeministri ynë i mençur po i ruan paret në bankë, po i palon palë palë sepse nuk kanë thanë kot pleqtë tanë: Paraja e bardhë për ditë të zezë!
Ai gati çdo tre muaj po shpërndan vitra prej 100 e 200 eurosh për të mbajtur gjallë moralin e popullit të 14 Shkurtit të vitit 2021 sepse Mulla Efendi Ternava Abej i ka thënë se me dhanë vitra është sevap!
Prandaj kryeministri patriot i populllit të 14 Shkurtit të vitit 2021, i dashuruar dhe i martuar me shtetase norvegjeze (Hoxhë Efendi Shefqet Krasniqi ka thënë: Boni çka të ju them unë e mos boni çka boj unë, ose thënë më shqip: Duaje tënden e merre të huajën!) pavarësisht që unë nuk ta kam dhanë votën më 14 Shkurt 2021 (një gabim i rëndë imi jetësor që nuk falet sepse i kam rënë pishman si ti që i ke rënë pishman që nuk e ke veshur njëherë një uniformë të UÇK-së sa për të bërë një fotografi për kujtim), unë, pra edhe unë i bashkangjitem mendimit të frizeres së nënkryetares tuaj e deputetes së Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe po të them:
Mos nënshkruaj asgj Albin!