[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Mos ma ngucni “kushërirën” Linda Morinën!



Lindën e kishim këtu, tash e sa kohë, nuk na e zbuloi Ermali…

 

“Na keni lodhë shpirtin me Linda Morinën, me atë lopë, me atë budallicë!”. “Kam me ju heq prej miqësisë në FB vetëm se po e postoni atë trullavicën, Linda Morinën!” “Qysh bre nuk po ju vjen marre me postu shkrime për atë analfabete, atë marren e zezë, atë farë takllaxhynen Linda Morinën…”

Pothuaja çdo ditë përballemi me reagime “live” por edhe me reagime me shkrim nga lexuesit e Botapress-it sa herë që bie llafi apo postojmë diçka për të ashtuquajturën “këngëtare” Linda Morinën.

Linda Morina ishte këtu tash e sa kohë. Ajo tash e sa muaj, mbase edhe vite, “defilon” kryesisht në rrjetet sociale (ne Facebook) dhe “promovohet” në portale, jo se ajo reflekton vlera artistike, por sepse shundin, kiçin, antivlerat, pseudovlerat, pllatjet, dridhjet e vitheve e të cicave…i do më së shumti ky “milet”, i ha tregu, i kërkon opinioni dhe i klikon lexuesi.

Njëqind herë i kam fshi linqet me shkrime për Linda Morinën. Madje kur portali ishte në kulmin e klikimeve, nga parimi professional, i bëja “delete” shkrimet për Lindën, të cilat shkrime, në të shumtën e rasteve ishin në krye të listës së leximeve e klikimeve. Dhe me t’u fshirë këto linqe të shkrimeve, portali shënonte rënie. Në redaksi më akuzonin (kryesisht djali Megzoni i cili menaxhin IT-në e portalit) se po e dëmtoj portalin, se po na bijnë klikimet, se po kemi më shumë “të hyra” kur po fshihen linqet e shkrimeve për Linda Morinën. Koëkfortësia ime përballej me argumente.

Portali shënonte rënie deri në 50% me t’u fshirë ndonjë shkrim për Linda Morinën, sidomos nëse fshihej në orët e vona të mbrëmjes, kur shqiptarët kanë më shumë kohë të hyjnë në Facebook me telefona, tinëz dashnoreve, grave apo familjarëve të tjerë.

Pra Lindën nuk e shpikëm ne mediet.

Linda Morinën nuk e zbuloi Ermali!

Ajo ishte dhe është këtu! Është e preferuara e juaj, është e lexuara e juaj, është e klikuara e juaj!

Por Linda Morina nuk ka faj!

As Kallashi nuk ka faj!

As Shkendijat (Mujaj e Dubova) nuk kanë faj.

Asnjëra prej tyre nuk kanë faj që kanë vithe e cica me bollëk dhe që i ekspozojnë ato me dëshirën, me kërkesën dhe me porosinë tuaj!

Pra Linda dhe Lindat nuk kanë faj!

Fajtorë jemi ne! Fajtorë jeni Ju!

Prandaj mos ma ngucni “kushërirën” Linda Morinën!

 

P.S. Pres që pas këtij shkrimi Linda Morina të ma kushtojë një këngë mua, “kushërit” prej Dukagjini (ajo më duket është prej Llapi).

E kur ta postoj këtë këngë, mos u gjuani si “mizat në m….(mjaltë jo në mut!)” se kush po e lexon  apo kush po e klikon ma i pari këngën e Lindës!

Hajt Lindë merrja një këngë për…kënd ta don ty qefi, se ma  keq nuk ka ku shkon e ma mut nuk ka çka të bëhet!