[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Letër Arianit Lukajt, djalit të Nazmi Lukajt!



Letër Arianit Lukajt, djalit të Nazmi Lukajt!

 

Arianit!

Kjo letër e Jotja më bëri të përlotem, të ligështohem dhe të ç’burrnohem!

U përlota për shkak Tëndin!

Ti nuk e meriton të rritesh jetim, të rritesh pa babë! Të rritesh pa Nazmiun!

U përlota sepse kur pashë fotografinë tënde familjare, një fotografi që nuk mund të “ringjallet” ose që nuk mund të bëhet edhe njëherë një fotografi sot së bashku, ti djalë i rritur e babai Nazmiu, pak ma i thinjur e motra jote e madhe siç është sot e rritur.

Më ke çburrnuar sepse as mua as miqve të Nazmiut nuk na ka ra ndërmend që sot të kujtojmë Nazmiun, të shkojmë te varri i Nazmiut, t’i flasim e t’i shkruajmë nja dy fjalë për Nazmiun!

Prandaj Arianit!

Ti bëhu i fortë, edhe ma i fortë se sa që je tregu sot!

Edhe diçka!

Nëse ti je krenar për babin, të lutem na jep nga pak dhembje për babain tënd, për Nazmiun mikun tonë!

E lehtë i qoftë jeta në Parajsë Nazim Lukajt!
Me nderime

Bajrush Morina, mik i babait Tuaj, Nazmiu!