[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë si e pabarabartë



Botapress, 25 Janar

Të papërgatitur në dialog thotë njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane, Besa Shahini, shkuan presidenti Thaçi e kryeministri Mustafa.

Sipas saj, Kosova nuk po kërkon asgjë nga Serbia dhe kësisoj pa i parashtruar kërkesat nuk ka pse të merr pjesë në takim.

“Pa ndërrua kurrgjë as nga kërkesat prej anës së Kosovës, pa u stabilizuar çka po duam ne si shtet, kjo është komplet e parakohshme. Nuk po kuptoj pse kanë vendos të shkojnë në këtë takim. Kosova nuk është duke kërkuar realisht kurrgjë nga Serbia, asgjë nuk kemi reale”, ka thënë ajo në Rubikon .

E se Kosova ka hyrë në dialog që nga fillimi si e pabarabartë nga Serbia e thotë opinionisti, Bajrush Morina. Ai thotë se njohja e plotë e Serbisë si shtet nga BE dhe në anën tjetër njohja e Kosovës me anë të fusnotës është pabarazia më e madhe.

“Delegacioni i Kosovës pothuajse prej fillimit ka shkuar pa agjendë, pa diçka të përgatitur. Ndërsa ai i Serbisë ka shkuar me tema të përgatitura. Serbia ka pasur delegacion më të fortë. Faktet po tregojnë se në të gjitha marrëveshjet e deritashme është cenuar njohja e Kosovës”, ka thënë Morina.