Premtimet pa mbulesë dhe pa asnjë mundësi për realizim, janë bërë sa qesharake aq edhe irituese.
Këto premtime qesharake e irituese janë parë e janë dëgjuar disa herë në dhjetëvjetëshin e fundit në vendin tonë nga politikanët e Kosovës. Ata ishin Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Ai qe po i rikthen në skenën politike këto fjalë boshe e premtime të kota sot ka emrin Albin Kurti.
Opinioni publik në Kosovë i mban mend premtimet e Kadri Veselit se Kosovën do ta bëjë si Zvicrën.
Keto “fore” nuk i hëngri populli i Kosovës dhe Kadri Veseli kurrë nuk u bë kryeministër.
Por Albin Kurti që është kryeministër i Kosovës së fundi ka dhënë një premtim të cilit nuk i beson as ai vetë!
Kurti tha se Kosova mund të bëhet si Kroacia e madje në një të ardhme jo të largët të barazohet me Kroacinë!
Këto premtime të Veselit e Kurtit edhe në ëndërr me i pa dalin ëndrra të këqija!
Në fakt ata që japin këso premtimesh jetojnë vetëm në ëndrra të këqija!
Sipas tyre edhe Zvicra edhe Kroacia duhet të ndalen, të mos kanë as zhvillim ekonomik e as rritje të GDP-së për disa vjet me qëllim pritje për Kosovën deri sa ti arrijë ato!
Po këso premtime të kota e fjalë boshe as në ëndërr nuk ka mundësi me i pa një njeri normal e me dy fije mend ne kokë!
Sidoqofte Albin Kurti pardje e emetoi Hashim Thaçin me rritje pensionesh në kohë fushate.
Ndërkaq dje e emetoi Kadi Veselin me premtime të kota e boshe!
KREJT njëjtë si Dje si Sot.
ERDHI DITA me ble vota e me shit premtine boshe e të kota!
Deri dje nga Hashimi e Kadria e sot nga Albin Kurti!