[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Hajt, Isë hajt, trenin e ndale, murin e rrënove…!



Boll po me vjen inati por nuk kam çka bëj, duhna me fshi një shkrim timin të mëhershëm në të cilin pata thënë se “Isa Mustafa …nuk ka muskuj me rrëzu murin në Veri të Mitrovicës”  (https://botapress.info/bajrush-morina-muskujt-e-isa-mustafes/)

Përderisa për ndaljen e trenit “mori turr” presidenti Thaçi që t’i merrte “meritat dhe dekoratat” edhe pse nuk kishte ndonjë vendim të shkruar, por u tregua më i shpejt me një postim në Facebook, tash kur po e shoh nënshkrimin e Isa Mustafës në marrëveshjen për rrënimin e murit në Veri të Mitrovicës po bindem se Isa Mustafa “ka muskuj” me rrënu edhe murin.

Të jem më i sinqertë. As në ndaljen e trenit, as Isa Mustafa nuk kishte vënë ndonjë nënshkrim për këtë çështje, por kishte nënshkruar ministri i Isa Mustafës, në Qeverinë e Kosovës Lutfi Zharku, siç ka nënshkruar sot edhe ministri i Qeverisë së Isa Mustafës, Ferat Shala.

Dikush do të thotë, po Isa Mustafa nuk e ka nënshkruar vendimin bashkë me kryetarin e Veriut të Mitrovicës Goran Rakiqin!

Mosni bre, nuk bën kryeministri i vendit me ra nën nivel të një kryetari të komunës, pra në nivel të Goran Rakiqit!

Prandaj “kija inatin por falja hakun”, Isa Mustafa e ndali trenin, e rrënoi edhe murin!

A thua çka ka në plan në të ardhmen?

Nuk i ka mbet tjetër, veç edhe liberalizimi i vizave dhe “e mori vizën” edhe për një mandat të ri qeveritar!

 

P.S. Arben (Ahmeti) bre, a durohet Isa Mustafa edhe 4 vjet tjera në krye të Qeverisë?  Ha ha ha, pyetje për programin e mëngjesit “Zyra e ankesave?”