Baca Lem, apo Muharrem Morina është një fqinj imi i afërt. është bukur i moshuar, mbase rreth 90-tave. Gjithë jetën ka punuar tokën e tij, është kujesur që t’i rrisë fëmijët e tij, i ka martuar e rehatuar djemtë e qikat si është më së miri…Me një fjalë është burrë i urtë, punëtor, u kujdes për familjen e tij dhe sot është gjysh e stërgjysh me dhjetëra e dhjetëra herë.
Baca Lem, si shumica e bashkëvendasve të mi, përfshirë edhe babën e axhallarët e mi, është marrë kryesisht me bujqësi. Ka kryer me rregull të mbjellat pranverore dhe në mes të verës e në vjeshtë i ka nxjerrë në treg pemët e perimet e mbjella në pranverë. Me paratë e fituara nga kjo shitje e ka mbajtur familjen e tij.
Por Baca Lem, për dallim prej babës tim, axhallarëve të mi e mbase edhe për dallim prej bashkëvendasve të tjerë, ka patur një “strategji” interesante të shtijes së produkteve të tij verore.
Ai në një thes të vetëm i ka futur specat, domatet, patatet, qepët, hudrët, tangjujt…me një fjalë pothuaja të gjitha pemët dhe perimet verore.
Kur një mushterinj ka blerë speca te ai dhe ka dashur të blejë tranguj te një fermet tjetër, Baca Lem nuk e ka “lejuar” të largohet myshteria: Qe zotni, Qe Zonjë, krejt këtu i kemi! A po do speca, kemi domate, kemi patate, edhe qepë e hudra, krejt këtu i kemi!’
Dhe në të vërtetë Baca Lem pothuaja i pari i shiste produktet e tij të nxjerra në treg.
LEXO EDHE KETE
Ku po du me dala tash!
Kur po e analizoj Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes po më del përpara “thesi i Bacës Lem”.
Në këtë grup ka deputetë me haxhillëk, deputetë me orientim prokatolicizmit, deputete me shami, deputete me frizura nga më të ndryshmet dhe me veshje tepër të hollë e provokative, ateistë, depuetete me lidhje familjare LGBD-iste, patriotë e ish-bashkëpunëtorë të OJQ-ve me seli në Beograd, ish-analistë e OJQ-stë që e kanë sha sa kanë mujt Vetëvendosjen e tash e mbrojnë me zjarmi e me grushta, të majtë, të djathtë…pra me një fjalë, krejt si “thesi i Baxës Lem!”.
Nuk po e them me tendenë pezhorative, sepse duhet të jesht tepër i mencur për t’i joshur të gjithë “myshterinjtë” apo të gjitha grupet e interesit përnjëherë.
Këtë sukses e ka arritur vec Baca Lem imi edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes!