Sëmundja më e përhapurt te politikanët e pasluftës, përveç Presidentit Ibrahim Rugova, po del të jetë: EGO-ja, apo tendeca për të përvetësuar dhe personalizuar gjithë sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci e miqësi të përhershme me vendet perëndimore e SHBA-të!
Për më shumë se 20 e sa vjet jemi “bombarduar” e shurdhuar me krekosjet e llojit: “Unë e kam luftuar me armë Serbinë! Unë e kam sjellë lirinë në Kosovë! Unë e shpalla Pavarësinë e Kosovës!etj.
Këto “brohoritje” të mërzitshme e pa pikë turpi nga kasta politike e Kosovës, janë dëgjaur nga kasta “e vjetër” politike, shumica prej të cilëve tashmë janë larguar ose janë detyruar të largohen nga skena politike për veprimet e tyre të dyshimta gjatë e pas luftës në Kosovë. (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradiaj) etj.
Dhe si për inat, klithjet e tilla egosite po dëgjohen edhe nga “kasta e re” politike e institucionale e Kosovës që dolën nga zgjedhjet e 14 Shkurtit të vitit të kaluar. Këta të fundit kanë ndryshuar vetëm strukturën e fjalive të krekosjeve të tyre por që në esemcë kanë të njëjtin konotacion politik: Unë, unë dhe vetëm unë!
Në këtë drejtim duket se po prin presidentja Vjosa Osmani e suportuar me të madhe nga bashkëshorti i saj Prindon Osmani.
“Së pari Vojsa Osmani e pastaj Joe Biden…” ka ka komentuar në një postim të tij në rrjetet sociale Zotëria i parë i Kosovës Prindon Sadriu. Diplomati me plot skandale diplomatike ka renditur bashkëshorten e tij dhe presidenten e Kosovës si të parën lidere politike që ka patur guxim ta quajë kriminel, presidentin rus Vladimir Putin.
Pra e para Vjosa Osmani e pastaj Joe Biden” sipas Prindon Sadriut!
Vjen deklarata e parë e Vjosa Osmanit pas takimit me Delegacionin nga Shtëpia e Bardhë
Si për të mos mjaftuar kaq, vetë presidentja Osmani në një postim të saj në rrjetet sociale pas takimit të fundit me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë, në rrshtin e parë të postimit të saj, pa pikë modestie, nxjerr në rend të parë krenarinë e saj personale, para krenarisë kombëtare të popullit të Kosovës, për intensifikimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ka shkruar Presidentja Osmani, duke lavduar vetveten dhe duke e injoruar plotësisht krenarinë, nderin dhe rrespektin që populli i Kosovës ka për SHBA-të.
Pra, “Unë e shpalla Pavarësinë (Hashim Thaçi) dhe “,,,Unë jam krenare…” (Vjosa Osmani)!
Dhe çka dallon në këtë diskurs politik?
Asgjë! Qëllimi është i njëjtë! Mbitheksimi i “Egos” personale para sakrificës dhe kontributit të popullit të Kosovës e liderëve të tjerë, siç është Presidenti Ibrahim Rugova, për krijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Pra edhe vetë Presidenti Rugova është treguar modest, edhe pse tashmë është e njohur botërisht se ai ka kontributin më të madh në krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve të shkelqyeshme me SHBA-të! Rugova asnjëherë nuk ka brohoritur: “Unë, unë dhe vetëm unë!”
Janë të tjerët, Thaçi, Veseli, Haradinaj e së fundmi edhe Kurti e Osmani që po thërrasin e po bërtasin me të madhe: “Unë dhe vetëm unë, ua solla lirinë, e shpalla pavarësinë, e sollëm qeverinë më të mirë për popullin, i intensifikuam marrëdhëniet me SHBA-të!
Liderët politike e institucionalë të djeshëm e të sotëm duhet të marrin shembull sjelljen dhe deklarimet e presidentit të Ukrainës Zelensky. Ky i fundit kur u zgjodh president i Ukranës kërkoni nga populli që të mos e mbajnë fotografinë e tij në ambientet e punës apo në shtëpitë e tyre. Ai kërkoi nga ukrainasit që në ambientet e punës e të jetës së tyre të mbajnë fotografitë e më të dashurve të tyre e jo të tij si president. Kjo me arsyetimin se ai është i barabartë me të gjithë qytetarët e Ukrainës, pavarësisht se është zgjedhur president i vendit!
Pak rrespekt për sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokracie, ju lutëm!
Pak modesti për për vetveten tuaj, ju lutem!