[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Edhe njëherë: Pse Albin Kurti mund “tua thynte” turinjtë Nikoliqit, Viçiqit e Gjuriqit ma shumë sesa Hashimi, Isa e Edita?  



Një deklarim imi në një debat televiziv për mundësinë që Albin Kurti t’i udhëhqite bisedimet me Serbinë, duket se i ka “shqetësuar” dhe i ka prekur thellë “në sedër” disa “patritotë” që gjithë ditën e gjatë “krihen e shkrihen” para kompjuterit në Facebook.

Unë vazhdoj të mendoj se:

– Përballë Nikoliqit më fytyrë prej krimineli, përballë Vuçiqit me “qehre” të një dhelpre dinake dhe përballë Gjuriqit injorant e fudull, nuk po i shoh kundërshtarë të fortë as Hashim Thaçin e “shantazhuar” nga Specialja, as Isa Mustafën e preokupuar ma shumë me buxhetin e Qeverisë se sa me bisedimet ne Bruksel e as Edita Tahirin, këtë “zonjë” të lodhtë e të killavtë!

Prandaj,,,jo që mundet me bo ndonjë zgjidhje por meqenëse ma m…nuk ka çka bëhet, por përballë Nikoliqit “kriminel”, Vuçiqiqit dinak e Gjuriqit injorantë, le t’ua bon “tym e gaz” Albin Kurti ekstrem!

 

P.S. Ky shpjegim vlen për disa “patriotë” me bateria të Fabrikës së baterive në Zveçan të cilët gjoja në emër të “patriotizmit” të tyre ndaj vendit, shajnë e flliqin me gojën e tyre, ndaj një propizimi tim. Këta janë kryesisht  do farë “Arbeitslos-a”,  “Krank-a” apo  që jetojnë me “Sozialhilfe” në ndonjë nga vendet perëndimore dhe na mbajnë “ders politik” për zhvillimet politike në Kosovë!