Këta të Listës GUXO, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës, dhe pamundësisë kushtetutese që ajo të drejtojë partinë e pa themeluar (Nuk di që kanë mbajt Kuvend zgjedhor partiak), të palegalizuar (Nuk di a janë regjistruar ajo në Institucionet relevante të Kosovës) dhe të palegjitimuar (Nuk kanë marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje si parti e vetme), kanë mbëtë as “te Hata as te Fata, as me shehër as me Barilevë, as me Krishtin as me Muhamedin”.
Zemra ua do LDK-në, por inati e egoja e marrosur, ia ka tretur në ujërat e trazuar, aty ku nuk e kanë vendin.
Prandaj ata kanë qefë me e kënaq vetveten me epitetin “jam rugovist” por inati i brendshëm, nuk i lejon që të kthehen në Shtëpinë e Madhe. Dhe si arsyetim për “kthimin e vonuar” të tyre në LDK thonë: Abdixhiku duhet të thellojë edhe më shumë reformat: Pra duhet “…me i largu edhe disa nga LDK-ja për me mujt (me pas fytyrë e arsye) ata mu rikthy në LDK!
Është në dorën e tyre që të vendosin për votën e tyre, për të ardhmen e tyre politike por një gjë duhet ta dijnë ata dhe krejt “rugovistët” e rrebeluar e të rreshtuar prapa Vetëvendosjes e Albin Kurtit se :
– E para, Vjosa Osamni krejt karrierën e saj e ka filluar dhe e ka ndërtuar mbi parimet dhe programin politik të LDK-së.
– E dyta: Donika Gërvalla – Shwarc, krejt jetën e saj rinore, më shumë se 20 vjeçare e ka të lidhur me LDK-në në Diasporë,
– E treta, Haxhi Avdyli e Burim Karameta do të ishin edhe sot e kësaj dite veç dy mjekë të QKUK-së para dite, dhe të klinikave të tyre private në Prizren e Ferizaj, pas dite e asgjë më shumë, po të mos përfitonin poste e famë në krah të LDK-së.
Me LDK-në e me votën e anëtarësisë së LDK-së, janë bërë kryetar Dege, deputetë, drejtor komunal….
Por, pa Vjosën, tash kanë mbetë as “te Hata as te Fata, as me shehër as me Barilevë, as me Krishtin as me Muhamedin”.
Prandaj, ju rugovistë të rrebeluar, të revoltuar e të mashtruar, nëse doni që epiteti juaj RUGOVIST, mos të jetë në thojza, pra “rugovistë të VV-së” kthehuni aty ku e keni vendin, ku jeni rritë e eduku politikisht tash e sa vjet, ku ju flen zemra e shpirti e jo ku ju dridhet dora!
Veç edhe diçka: Isa Mustafa nuk është më në krye të LDK-së!
Thashë veç të ju tregoj se ndoshta nuk keni ndëgju ende!