Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur mbështetja për fëmijët dhe gratë lehona. Sipas tij, kjo u arrit duke e ndalur hajninë, ndërsa buxheti u rrit vetvetiu.
Për këtë deklaratë, Bajrami tha se shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet më të larta që kanë paguar prindërit e këtyre fëmijëve.M
Ajo thekson se çmimet në qeverisjen Kurti janë rrit gati dyfish.
Postimi i plotë i Hykmete Bajramit:
Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.
Por, çka me premtimet tjera:
– 160 çerdhe?
– 4 mijë banesa për qiftet e reja?
– 5 shtepi për të moshuarit?
– shportë më të lirë të komnsumit?
– energji më të lirë?
– çka me i bë deficitit tregtar?
– ku janë projektet kapitale?
Çka me KREJT DHE DREJT?