[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajram Rexha është emëruar drejtor i Doganës së Kosovës



Burimet e Indeksonline, të pakonfirmuara, kanë mësuar se Bajram Rexha është emëruar drejtor i Doganës së Kosovës.

Indeksonline ka tentuar disa herë të kontaktoi me zyrtarët për informim në Doganë për të mësuar më shumë rreth zgjedhjes së drejtorit të ri, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur sikurse ka qenë i pamundur edhe marrja e një përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

Konkursi për Drejtor të Doganës është monitoruar me kujdes edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Bajram Rexha, që nga viti 2009 është me pozitë të lartë në Doganë. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të një departamenti.

Indeksonline kishte raportuar me dhjetëra herë për këtë proces duke publikuar ekskluzivisht edhe emrat e kandidatëve, arsyen e anulimit të konkursit si dhe interesimin e të huajve që ta vëzhgojnë procesin e emërimit të drejtorit./Indeksonline/