[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajram Gecaj i kundërpërgjigjet Aleksander Vuçiqit (VIDEO)



Bajram Gecaj, zëvendësministër në qeverinë e Kosovës dhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Aleksandër Vuçiqit në deklaratën e këtij të fundit se ishte dikush nga politikanët kosovarë që e falënderoi për ndaljen e trenit propagandistik, njofton Klan Kosova.

Gecaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kryeministrin serb kanë mundur ta falënderojnë vetëm ata serbë të Kosovës që i shohin gjërat ashtu siç janë.

“Falënderimi ka mund t’i vijë nga individë realistë të komunitetit serb e të cilët i shohin gjërat me syrin real, si dhe të cilët do të jenë gëzuar kur kanë parë se çmenduria e radhës e shtetit serb mori përfundim fatlum”, ka shkruar Gecaj.

Kjo është kronika me deklaratën e Vuçiqit;