• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Babin e kanë plagosë”, “Më vjen keq por babi yt nuk mbijetoi”, Besiani ndan momentet nga dita kur u vra Xhemail Mustafa

nga Bota Press
23 Nëntor, 2021
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka kujtuar babanë, Xhemail Mustafën, në 21-vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa ka ndarë kujtime të ditës së enjte të 23 nëntorit të vitit 2000, kur ishte 16-vjeçar. Atë ditë, ai kishte qenë në shkollë, derisa motra e tij kishte shkuar për ta marrë.

E enjte, 23 nëntor, 2000. Ditë e rëndomtë mësimi në gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Arsimtari(ja?) sqaronte diçka… nuk di, s’kisha mendjen aty. Si 16 vjeçar, i sapombijetuar nga lufta një vit e gjysmë më parë, s’ishte çudi që mendja të kishte planet e saj, këmbët e saj. Qetë, si me drojë, hapet dera e klasës dhe brenda hyjnë motra Beriana dhe drejtori i shkollës. “Bes” më drejtohet ajo “merre çantën dhe jaknen edhe hajde”. Mendjen mjegull nga mendimet e mëparshme dalë nga klasa pa pyetur asgjë. Në korridor më priste gruaja e dajës Xhevahirja”, ka shkruar Mustafa.

Tutje, Mustafa tregon se si gjatë rrugës, motra i tha se ‘babin e kanë plagosë’.

“Rrugës në veturën e Xhevës, nga Sami Frashëri tek parkingu i lagjes “Santea” nuk folëm shumë. “Babin e kanë plagosë” tha Beri dhe asnjë fjalë. S’dilja dot nga mjegulla… kush e paska plagosë babin? Pse babin? Ai s’i ka ba keq kurrkujt kurgjo… a janë të sigurt që babin e kanë plagosë? Në kaosin e pasluftës njerëzit plagoseshin çdo ditë, ndoshta s’e kanë plagosë babin?”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka treguar edhe për momentin kur një polic i UNMIK-ut ia kumtoi lajmin për vdekjen e babait,.

“…”A je ti djali i zotëri Mustafës?” më pyet në anglisht një polic i UNMIK-ut. “Po” i them unë. “Më vjen keq por babi yt nuk mbijetoi” ma pret ai sikurse të fliste për rezultatin e ndonjë loje futbolli apo çmimin e ndonjë fruti në treg. Mendjen vazhdon të ma mbështjellë e njëjta mjegull e mëngjesit. S’dal dot nga ajo”, ka shkruar Mustafa.

Ai thotë se kishte hyrë në një butik afër banesës, pasi nuk lejoheshin të futeshin brenda banesës. Kjo për shkak se babai, Xhemajl Mustafa, ishte qëlluar pikërisht në shkallët e katit të parë të hyrjes.

“Kthehem brenda në butikun “Charlie” ngjitur hyrjes se banesës sonë  – s’na kishin lënë të ngjitemi lartë në banesë, babin e kishin “plagosë” mbi shkallët e katit të parë të hyrjes – dhe u tregoj çka më kishte thënë polici. Ulem diku, nuk dëgjoj asgjë. I shihja të gjithë duke qarë e nxjerrë shpirtin plot mërzi. Por s’i dëgjoja. Mendjen e kisha plot mjegull… Sot 21 vjet më vonë. S’dal dot nga kjo mjegull”, ka shkruar Mustafa./Botapress.info

Ndryshe, sot janë bërë 21 vjet nga vrasja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa, që ishte edhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Institucionet e vendit nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje.

Mustafa njihej si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare.

Xhemajl Mustafa është vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit ku gjendej banesa e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Tags: Besian Mustafaxhemail mustafa

Të ngjashme

Kosovë

Dënohen me nga dy vite burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Lajme

Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Serbinë

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Kosovë

Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Viti

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Kosovë

Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një grua

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Dënohen me nga dy vite burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla
  • Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Serbinë
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Viti
  • Aksident me fatalitet në Viti, humb jetën një grua
  • Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.