Policia e Kosovës, ka raportuar se një person i dyshimtë ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur për shkak se e njëjta dyshohet se ishte në lidhje dashurie me një person.
Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka theksuar se me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore.
Tutje njoftohet edhe se, rasti në fjalë është duke u hetuar.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS. Prishtinë, 03.05.2022-14:46. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.