Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e sotme në komunën e Prizrenit më saktësisht në fshatin Romajë.
Sic mëson IndeksOnline babai i vitit të lindjes 1953 me inicialet Sh.D ka kërcënuar djalin e tij B.D i moshës 28 vjecare. Kjo sic mëston tutje IndeksOnline, pasi që viktima kishte deklaruar se i dyshuari kishte kanosur se do ta ther me thikë për shkak se kishte refuzuar që t’ia merrte pensionin dhe se po i shpenzonte në alkool.
Tutje të dyshuarit i është matur edhe niveli i alkoolit dhe se ka rezultuar 0.54 promilë.
I njëjti është përsëritës i veprave të dhunës në familje, për cka edhe janë njoftuar njësitet e hetimeve rajonale./Botapress/