Babai i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, Ismeti, në një intervistë për T7 njofton se bashkë më gruan kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
Ai tha se votën e kanë hedhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.“Sot janë zgjedhjet, besoj që krejt qytetarët do të dalin masivisht dhe do të votojnë për kandidatin që do ta zgjedhin. Besoj që do të dalin një numër i madh i qytetarëve. Kam qenë në votim me të shoqen në orën 09:00”, tha ai në T7, transmeton Express.
I pyetur nëse Majlinda ka votuar, ai tha: “Majlinda momentalisht është në Prishtinë, do të vijë më pas me motrat e saj për të votuar”.