[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Babai i Ergi Dinit, poezi prekëse për të birin që humbi jetën tragjikisht



Gazetari Dashamir Dini, babai i Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motor disa muaj më parë së bashku me shokun e tij Kejdi Halili, shkruan disa vargje prekëse duke hedhur në to dhimbjen e madhe që ka pushtuar familjen e tij.

Poezia e plotë e të ati të Ergit “ELEGJI PËR TIM BIR. ERGIT

Në torten e ditelindjes nena i shkruajti lutje Zotit, edhe per 100 vite te tjera per Ty,

Bir… …por yjet lindkan për te ndriçuar qiejte.

Ç’t’i them kitarres tënde me tela ylberesh,

qe pret gishtat prej flladi per ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!

Ç’t’i them heshtjes, që pret te zgjohet me magjija e zërit tënd?!

Ne dhomen ku flije TI,me endrrat, hidherimi përgjak këmbët

duke shkelur mbi copat e thyera te zemrave tona. …

oh sa te ngjet dielli,Biri im! Dikur, nuk besoja në krijesat e shënjta! …

se ende nuk të njihja Ty