[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Azem Syla do të qëndrojë në paraburgim deri në muajin mars



Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla , i akuzuari kryesor në rastin e njohur si “Rasti i Tokave”.

 “Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar masën e paraburgimit për të akuzuarin A.S deri me dt. 06.03.2017 “, ka thënë për indeksonline, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ish deputeti Syla, ishte arrestuar në shtator të vitit që lamë pas me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për aprovimin e ankesës së Prokurorit të Eulex-i, me arsyetim se i njëjti ka tentuar të ndikoj në dëshmitarë.

Syla akuzohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash. Bashkë me të të akuzuar janë edhe 51 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.