[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avokati serb: Qëllimi i urdhër-arresteve, frikësimi i serbëve



Avokati serb Nebojsha Vlajiq ka thënë se informacioni se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër-arreste për 57 persona, të cilat besohet të jenë serbë, ka shumë gjasa të jetë i saktë  dhe se “qëllimi i tyre është për të frikësuar komunitetin serb dhe serbët e zhvendosur”.

Ai në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ka thënë se nuk është i befasuar se ka pretendime për aktakuza  kundër serbëve, sepse sipas tij hetime të tilla zhvillohen fshehtë, përcjellë Klan Kosova.

Ai vuri në dukje se kjo është arsye e përgjithshme, por edhe se në Kosovë ekzistojnë arsye të veçanta për ngritjen e akuzave të tilla.

“Arsyet e veçanta janë se e kërcënojnë dhe e mbajnë nën frikë një komb të tërë për të penguar kthimin e personave të zhvendosur, për shkak se askush nuk duhet të kthehet nëse ka arsye për të besuar se kundër tij është duke u zhvilluar një procedurë e fshehtë, si dhe për të parandaluar lëvizjen e lirë të njerëzve “tha ai.