Avokati i Gucatiti, Jonathan Elystan Rees ka thënë sot se pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Madje ai tha se prokurorët janë duke thënë gënjeshtra në gjykatë.
Rees deklaroi se ZPS-ja i ka ndryshuar afatet për dorëzimin e dosjes paraprake të nxjerrjes së materialeve.
“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë. Këtu po na thonë gënjeshtra. Në seancën e parë, për ecurinë e çështjes u caktuar një afat 19 shkurti 2021 për nxjerrjen e materialeve dhe në atë konferencë ata thanë se nuk kanë shumë materiale për të nxjerrë. Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj.
Në atë faze ishin nxjerr rreth 3 mijë faqe material. Mbrojtja kërkoi në atë faze e megjithëse ishin vetëm 3 mija faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to. Kërkuam që me 2 korrik 20210 të ishte afati për dorëzimin e dosjes paraprake të cilën ne ende mendojmë se do ta dorëzojmë”, ka thënë ai.