Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka thënë se raporti i autopsisë të së ndjerës ka qenë i tmerr shëm.
Rexhepi ka thënë se kjo ka qenë vrasja më e tmerrshme që ka ndodhur në Kosovë, që nga periudha e pasluftës.
“Raporti i autopsisë është i tmerrshëm. Unë si përfaqësues i familjes konsideroj që vrasje më të rëndë në periudhën e paslu ftës në Kosovë nuk ka pasur, është vrasja më e tmerrshme që ka mujt me ekzistu”. tha Rexhepi.
Tutje ai tha se vrasja e të ndjerës ka qenë e ngadalshme, duke i bërë dhunë sistematike.
“Cdo vrasje është e keqe, mirëpo vrasjet zakonisht me pl umb janë v rasje të shpejta,. Këtu kemi të bëjmë me një vr asje të ngadalshme e të dhunshme.
E nd jera ka pasë një dhunë në mënyrë sistematike dhe në procedurë të ngadalshme. Unë jam tmerruar kur e kam pa raportin e autopsisë. Është një vrasje shumë e rëndë”, tha Rexhepi.
“Te trupi i të ndjerës iu kanë gjet disa analgjetikë që përdoren zakonisht te personat që kanë dhimbje të mëdha. Atë e kanë shti me përdor për mos me i ndi dhimbjet”, tha Rexhepi, duke shtuar se këso rasti nuk ka parë asnjëherë në jetën e tij./Botapress.info/