[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Avni Lubovci:Shteti të rrisë pensionet e Invalidëve Civil të Luftës



I nderuar President ,Kryeminister e Deputet. Kerkoj nga ju ,qe te rriten pensionet e Invalideve Civil te Luftes. Te ndahet nje fond per rregullimin e Protezave, per personat te cilen kan humbur gjymtyret e tyre si:syt,duart e kembet.

Te rregullohet Ligji i luftes,i cili i perfaqeson kete kategori. E ku kjo kategori e ndjejn veten te diskriminuar,pasi ju mohoen shume te drejta.

Ndali njeher e mendoni pak, se mos eshte e tepert rritja e pagave. Shikoni Qytetaret te cilet kane nevoje per perkrahje,sepse pagat e lluksi juaj eshte tejet i larte. Invalidet Civil te Luftes.

Jetojne me pensione te cilat nuk ju mjaftojne per t’i siguruar as gjerat me elementare. Pensionet e invalideve civil te luftes. Shkalla nga 40% deri 60% 120€. Shkalla nga 61% deri 80% 136€. Shkalla nga 81% deri 100% 152€. Kjo kategori u anashkalua gjithmone ne rritje te pensioneve ,qe nga viti 2009 vetem ne 2014 kishte rritje.

Kjo kategori nuk po perkrahen qe nga pas lufta,as per proteza. Proteza te cilat plotesojn gjymtyret e humbura.

A mendoni se me keto pensione dhe pa perkrahjen e Institucioneve, keta persona mund te bejn nje jete normale.

Jemi ber barr e rend per familjet tona, gjendja shendetesore e sociale e kesaj kategorie eshte tejet e rend dhe vetem sa vjen e rendohet.

Mos harroni se perkrahja e cdo Qytetari eshte obligim institucional, e jo qeshtje e vullnetit te mire. Andaj thuani STOP LLuKSIT TUAJ.

/Avni Lubovci Shoqata e te Plagosurve Civil nga Minat./Botapress,info