Pas seancës për caktimin e paraburgimit ndaj Avni Ademajt, ai është shoqëruar për në spital nga Policia e Kosovës.
Pamjet e publikuara nga RTV Dukagjini, shihet se i njëjti është larguar nga objekti i Gjykatës. Ndërkaq, në lidhje me ecurinë e kësaj seance, ka folur avokati mbrojtës i Ademajt, Gëzim Kollçaku
Ai ka thënë se po presin vendimin e gjykatësit në lidhje me kërkesën e prokurorisë, ndërkaq theksoi se nëse të mbrojturit të tij i caktohet masa e paraburgimit, ai do të bëj ankesë në Gjykatë të Apelit.
“Përfundoi seanca dëgjimore ku Prokuroria kërkoi që të mbrojturit tim t’i caktohet masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaj, unë këtë kërkesë e kundërshtova me arsyetim se në kërkesë Prokuroria nuk kishte asnjë provë materiale, e cila e vërteton dyshimin e bazuar”, tha avokati Kollçaku per Telegrafin.
Kollçaku shtoi se, “Prokuroria dyshimin e kishte bazuar për momentin në raporte policore, e që ato me dispozita ligjore nuk mund të merren si prova materiale, e më së paku si prova materiale që vërteton një dyshim të bazuar që një person ka kryer një vepër të tillë shumë të rëndë penale”, tha ai.Po ashtu sipas Kollçakut, Prokuroria ka paraqitur edhe gjashtë dëshmitarë, por siç tha ai asnjëri nuk ishin dëshmitarë okular.
“Asnjëri nga dëshmitarët prej tyre nuk ka qenë dëshmitar okular, sepse në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitar ok7ulat. Ata mund të japin dëshmi për personalitetet e njërit ose të tjetrit”, tha Kollçaku.
Avokati tha se nëse gjyqtari i procedurës paraprake cakton masën e paraburgimit, do të bëjnë edhe ankesë në Gjykatën e Apelit.